“Last Jedi” tërhiqet nga kinematë e Kinës - Bota Sot
“Last Jedi” tërhiqet nga kinematë e Kinës

Filma

E diel, 25 shkurt 2018

“Last Jedi” tërhiqet nga kinematë e Kinës

Më: 20 janar 2018 Në ora: 11:41
Ilustrim

Vazhdimi më i fundit i “Stars Wars” të popullarizuar është tërhequr nga kinematë kineze për shkak të pritjes jashtëzakonisht të dobët të audiencës.

Vazhdimi i tetë i filmit fitoi vetëm 28.7 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë të shfaqjes, ndërsa në javën e dytë kjo shifër u ul me 92 për qind në 2.4 milionë dollarë.

"Filmi 'Last Jedi' është tërhequr nga kinematë kineze, pasi kishte interesim shumë të ulët se sa pritej", tha Jimmi Vu, drejtor i zinxhirit kinez të kinemavee "Pavilion Lumiere".

  Sipas vlerësimeve të ekspertëve, filmi ndoshta nuk do të kishte arritur të fitonte më shumë se 50 milionë dollarë në të gjithë vendin. 

Disa analistë thonë se kjo rënie drastike shpjegon zhgënjimin e një shikuesve kinezë, të cilët nuk kanë të njëjtën dozë nostalgjie ndaj serisë, siç është rasti me Perëndimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test