Aktorin e famshëm, Al Pacino, do ta shohim në filmin e ri HBO “Paterno”, ku do të luajë rolin e një trajneri kundërthënës të ekipit të futbollit amerikan të Universitetit të Pensilvanisë.
Filmi “Paterno” i bazuar në ngjarje të vërteta, është drejtuar nga Barry Levison
Trajneri me më së shumti fitore në historinë e futbollit amerikan universitar, Joe Paterno ishte i përfshirë në një skandal të abuzimit seksual me lojtarët.
Paterno ishte edhe drejtor i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë nga viti 1966 deri më 2011, por u shkarkua nga posti pas skandalit.