SAG Awards, më të mirët e filmave dhe televizionit

Filma

SAG Awards, më të mirët e filmave dhe televizionit

Më: 22 janar 2018 Në ora: 12:54
Three Billboards Outside of Ebbing

Ceremonia e çmimeve “Screen Actors Guild Awards” duket se iu kthye normaliteti të organizimeve të tilla, pas “Golen Globes” që nxiti shumë debate rreth ngacmimeve seksuale në Hollywood.

Megjithatë as kjo ceremoni nuk kaloi pa fjalimet në lidhje me skandalet që përshkuan Hollywood-in vitin që lamë pas, me ç’rast presidenti i SAG, Gabrielle Carteris tha se po ndodhë një ndryshim i madh kulturor.

Aktorja, Rosanne Arquette, njëra prej akuzuesve të Weinstein, u shfaq si prezantuese, duke vënë në pah viktimat e ngacmimeve seksuale.

Për gratë në industrinë e filmit dhe televizionit ishte aktori Morgan Freeman, i cili u nderua me çmimin për Arritje Jetësore, që mbajti një fjalim të shkurtër.

Image“Nuk e planifikova ta bëj këtë; do t’ju tregoj çka nuk është në rregull me këtë statujë. Funksionon prapa mirëpo në pjesën e përparme është gjini specifike. Ndoshta po filloj diçka këtu” është shprehur Freeman duke iu referuar statujës së çmimeve SAG.

Në ceremoninë që u zhvillua të dielën në Los Angeles për herë të parë u paraqit një nikoqire grua, e ajo ishte Kristen Bell.

Sa i përket fituesve të çmimeve prestigjioze SAG, kishte shumë ngjashmëri me ato të Golden Globes.

“Three Billboards Outside of Ebbing, Missouri” triumfoi edhe këtu me tre çmime për kategoritë e filmave, atë për aktoren më më të mirë në rolin kryesor, ku u shpërblye Frances McDormand, për aktorin më të mirë në rolin dytësor, Sam Rockwell si dhe performancën më të mirë teatrale të kastit.

Performanca më e mirë e aktorit në rol kryesor në kategoritë e filmave u vlerësua ajo e Gary Oldman tek “Darkest Hour”, përderisa aktorja më e mirë në rol dytësor u shpall Allison Janney me rolin e saj tek “I, Tonya”.

Filmi më i mirë për rolet akrobatike ishte “Wonder Woman”, i cili ishte ndër më të pëlqyerit e 2017-ës dhe solli për herë të parë një superheroinë në ekranin e madh.

Në kategoritë e çmimeve për më të mirët e televizionit triumfuan “Big Little Lies”, “This Is Us” dhe “Veep” me nga dy çmime secili.

Çmimet për aktorët më të mirë në rolet kryesore për kategorinë e mini-serialeve, i mori “Big Little Lies”, Nicole Kidman për aktoren më të mirë dhe Alexander Skarsgard për aktorin më të mirë.

E seriali më i shikuar aktualisht, njëkohësisht edhe më i shkarkuari ilegalisht, “Game Of Thrones” nuk shkoi në shtëpi pa çmim. Performanca më e mirë për rolet akrobatike iu atribua këtij seriali.

Image

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat