Tom Hardy nuk donte të largohej nga Peaky Blinders, sipas njërit prej aktorëve të kësaj serie.
Hardy e kishte luajtur rolin e Alfie Solomons në shoun e BBC-së, nga sezoni i dytë, ndërkaq personazhi i tij tashmë është hequr nga ky program.
Ndërkaq tani, aktori Paul Anderson që luan rolin e Arthur Shelby-t, ka zbuluar se kishte “debat se a duhet larguar roli i Solomons-it apo jo.
“Nuk e dija se do të ndodhte”, tha Anderson për Digital Spy.
“Ne ishim të pasigurt për tërë këtë gjë, se a duhet a po jo të jetojë a vdesë, të plagoset apo jo. Ishte çështje debate dhe diskutimi”.
“E di që Tom nuk donte të largohej. Pra, kjo ishte e tëra”.