Filmat ‘Martesa’ dhe ‘T’padashtun’ fitojnë çmime në Los Angelos

Filma

Filmat ‘Martesa’ dhe ‘T’padashtun’ fitojnë çmime në Los Angelos

Më: 6 maj 2018 Në ora: 08:06
Filmi “Martesa”

Filmi “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit ka arritur të fitojë çmimin “Filmi i Parë më i Mirë në Bashkëpunim” në festivalin e filmit në Los Angelos.

Filmi “Martesa” paraqet një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese.

Skenarin e filmit e kanë realizuar Blerta Zeqiri dhe Kreshnik Berisha, ndërsa në tri personazhet kryesore luajnë: Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Ndryshe, në festivalin e filmit në Los Angelos edhe filmi ”T’padashtun” i regjisorit, Edon Rizvanolli ka fituar çmimin “Audience Award Feature”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat