Filmi “Martesa” propozohet për OSCARS nga Kosova

Filma

Filmi “Martesa” propozohet për OSCARS nga Kosova

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 15:53
Filmi “Martesa”

Filmi ‘Martesa’ me skenar dhe regji nga Blerta Zeqiri, fitues i dy çmimeve në Festivalin e Filmit në Talin, është propozimi zyrtar i Kosovës për kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ në OSCARS.

‘Martesa’ flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Në rolët kryesore të filmit janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Kryesuesi i komisionit përzgjedhës Isa Qosja u shpreh se: “Filmi i propozuar është një tregim ndryshe nga ato që jemi mësuar apo detyruar t’i shohim tek ne, përmbanë një strukturëdisashtresore dramaturgjike, aktorët i gjallojnë fatet e tyre në mënyrë të natyrshme dhe me mjaft emocione. Regjisura është gati e pavërejtur dhe kjo i jep këtij filmi rrjedhshmëri nëpërceptim të fabulës dhe përjetimit”.

KultPlus raporton se filmi ‘Martesa’ është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i kompanisë ‘Beze’ me producent Keka Kreshnik Berisha. Përveç QKK-së, “Martesa” u përkah edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat