Rishikimi i buxhetit 2016 - Shkurtohen të ardhurat me 4,4 mld lekë dhe shpenzimet me 3 mld - Bota Sot
Rishikimi i buxhetit 2016 - Shkurtohen të ardhurat me 4,4 mld lekë dhe shpenzimet me 3 mld

Financa

E diel, 17 dhjetor 2017

Rishikimi i buxhetit 2016 - Shkurtohen të ardhurat me 4,4 mld lekë dhe shpenzimet me 3 mld

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 19:38
ilustrim

Qeveria edhe  gjatë këtij viti  ka ndjekur traditën e rishikimit të buxhetit në mes të vitit. Akti normative është botuar në fletoren zyrtare dhe parashikon një ulje të nivelit të ardhurave që priten të arkëtohen nga shteti me rreth 4.4 miliardë lekë. Po ashtu edhe për shpenzimet parashikohet ulje me 3 miliardë lekë. Institucionet që preken nga ulja e fondeve janë prekur presidenca, ministria e Brendshme, ajo e ekonomisë dhe e financave. Transportet kanë përfituar përfituar rritjen më të madhe të fondit me rreth 2 mld lekë dhe fondi për pronarët është rritur me 600 milion lekë.

Miratohet rishikimi i buxhetit të shtetit për vitin 2016.Akti normative është botuar në fletoren zyrtare dhe nga të dhënat konstatohet se të ardhurat në arkën e shtetit  janë parashikuar me një ulje prej 4.4 miliardë lekësh.Edhe shpenzimet janë parashikuar me një ulje  prej 3 miliard lekësh.

Rishikimi i bushtetit në mes të viti është rikthyer tashmë në një traditë të qeverive shqiptare dhe ekspertët e lidhin këtë me parashikimet tepër optimist dhe larg realitetit. Ministria e Transporteve është institucioni që ka përfituar rritjen më të madhe të fondeve për emergjencat në rrugë me rreth 2 miliard lekë më shumë në krahasim me planifikimin fillestar.

Në aktin normativ  konstatohet ndër të tjera se qeveria ka shtuar edhe fondin  për pronarët me rreth 600 milionë lekë dhe po me kaq është shtuar edhe foondi rezervë në buxhetin e shtetit. Ndërkohë institucionet që kanë pësuar ulje të fondeve në krahasim me planin e fillim vitit janë,presidenca,ministria e shëndetësisë,kuvendi,drejtësia si dhe  ministria e zhvillimit ekonomik.

Objektiv sipas ministrisë së financave për pjesën e dytë tëvitit  mbetet  realizimi i plote i investimeve dhe kthtimi i detyrimeve te prapambetura. Janë krijuar  gati 1.2 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga punimet e infrastrukturës, të cilat parashikohet te paguhen plotesisht një kërkesë kjo edhe e fondit monetary ndërkombëtar.

 

ISHIN                                                                     BËHEN

Të ardhurat 418 894    milionë lekë                                          414 494 milionë lekë   -4.4 mld

Shpenzimet  453 325  milionë lekë                                      450 224 milionë lekë       -3.1 mld

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test