Emigrantët dhe turistët, zhvlerësojnë valutat kundrejt lekut - Bota Sot
Emigrantët dhe turistët, zhvlerësojnë valutat kundrejt lekut

Financa

E martë, 12 dhjetor 2017

Emigrantët dhe turistët, zhvlerësojnë valutat kundrejt lekut

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 10:27
Ilustrim

Fluksi në rritje i turistëve dhe emigrantëve gjatë këtij sezoni veror ka ndikuar në zhvlerësimin e valutave në këmbim me monedhën vendase lek.

Sipas Bankës Qendrore, euro këmbehet me 135.95 lekë, 0.16 lekë më pak se në fund të javës së kaluar, duke zbritur sërish në nivelin më të ulët të 6 viteve.

Në rënie shënojnë edhe vlerat e dollarit, që u kuotua me 121.75 lekë, 0.3 lekë më pak se një ditë më parë dhe paundi britanik, këmbehet 0.81 lekë më pak se fundi i javës së kaluar,  duke u kuotuar me 158.17 lekë.

Aktorët e tregut shprehen se forcimi i monedhës vendase lidhet me faktorët sezonalë që ndikojnë gjithnjë në këtë periudhë. Sipas tyre ardhja e emigrantëve dhe fluksi i turistëve ka rritur sasinë e valutave në treg.

Ndërsa rënia e fortë e paundit lidhet dhe me dobësinë e tij në bursat ndërkombëtare, që nga 23 qershori, kur Britania vendosi përmes një referendumi që të dalë nga BE.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test