Bill Gates s’është më njeriu më i pasur në botë, por ky spanjoll - Bota Sot
Bill Gates s’është më njeriu më i pasur në botë, por ky spanjoll

Financa

E hënë, 18 dhjetor 2017

Bill Gates s’është më njeriu më i pasur në botë, por ky spanjoll

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 22:18
Bill Gatesi

Spanjolli i cili e ka themeluar kompaninë e veshjeve “Zara”, ia ka kaluar me pasuri edhe Bill Gatesit, duke u bërë njeriu më i pasur i botës.

Pasuria e Amanico Ortegas llogaritët të jetë 79.5 miliardë dollarë, duke ia kaluar kështu edhe pronarit të Microsoftit, i cili ka pasuri personale në vlerë prej 78.5 miliardë dollarë, shkruan Daily Mail.

Njeriu më i pasur i botës është 80 vjeç dhe vajza e tij, Marta 31-vjeçare, pritet që ta marrë menaxhimin e biznesit, që tani kryeson listën globale për më së shumti pasuri.

Mirëpo, pavarësisht thashethemeve se do të jetë pasardhësja e babait të saj në këtë punë, kompanitë Zara, Massimo Dutti dhe Pull&Bear nuk kanë konfirmuar se ajo do të jetë pasardhësja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test