Stërlina në pikiatë, për herë të parë euro më e vlefshme - Bota Sot
Stërlina në pikiatë, për herë të parë euro më e vlefshme

Financa

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Stërlina në pikiatë, për herë të parë euro më e vlefshme

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 07:53
Funta

Anglezët që nisen për në Europë do të tronditen jo pak kur të arrijnë në aeroportet e kryeqytetit britanik. Kjo, pasi pikat e këmbimit valutor në to ofrojnë për herë të parë më pak se 1 euro për 1 stërlinë.

Më saktë, 97 cent të euros për një stërlinë është këmbimi i ofruar, për shembull, nga International Currency Exchange, shoqëria kryesore në Southend, një nga 6 aeroportët e Londrës. 

Rënia e monedhës britanike, që ka humbur një të pestën e vlerës së saj në më pak se një vit, është përshpejtuar në tre muaj e gjysmë pas referendumit për daljen nga BE-ja. 

Kjo, për shkak të frikës së tregjeve nga dëmet që do të shkaktojë Brexit, edhe pse dalja nuk do të zyrtarizohet përpara vitit 2019 dhe kushtet e realizimit të saj nuk janë përcaktuar ende. 

Nga 23 qershori i kaluar, paundi ka humbur 15 për qind të vlerës së tij. Ditën e premte vlera e tij e këmbimit u mbyll me 1.11 euro, pas një rënieje marramendëse prej 6 për qind të vlerës së saj në vetëm 2 minuta gjatë ditës, pjesërisht për shkak të një alegoritmi që ka vënë në lëvizje automatikisht operacione shitjeje, ose një zhvlerësim në masë të monedhës së Madhërisë së Saj. 

Përveç se përballë euros, stërlina ka humbur terren edhe në raport me dollarin amerikan, duke regjistruar nivelin më të ulët në 31 vitet e fundit./tch

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test