Dita Evropiane e Mikrofinancës - Bota Sot
Dita Evropiane e Mikrofinancës

Financa

E hënë, 11 dhjetor 2017

Dita Evropiane e Mikrofinancës

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 08:00
ilustrim

Institucionet mikrofinanciare në gjithë Evropën sot shënojnë 20 tetorin-Ditën Evropiane të Mikrofinancës.

Dita Evropiane e Mikrofinancës,  synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë në Evropë dhe shënohet për herë të parë në Kosovë sikurse edhe në Evropë.

Ndryshe, gjatë vitit 2015, sektori mikrofianciar ka ndarë afro 50 mijë kredi në mbarë Kosovën dhe shpërndarë rreth 65 millionë euro në të gjithë sektorët. Kredia mesatare është rreth 1,100 euro. Megjithatë, funksioni I tyre.

Sipas të dhënave të publikuara në raportin e stabilitetit financiarë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, vlera e aseteve të sektorit mikrofinanciar ishte 113.1 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 0.2 për qind, ndërsa aplikuan norma të interesit në kredi 25.3 për qind.

Për këtë periudhë kohore kanë realizuar profit prej 13.6 mijë euro, që paraqet një përmirësim të pozicionit financiar krahasuar me humbjen prej 572.5 mijë euro të shënuar deri në qershor 2013.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test