Investimet në bazë të supozimeve, 18 milionë për shndërrimin e FSK-së në Ushtri - Bota Sot
Investimet në bazë të supozimeve, 18 milionë për shndërrimin e FSK-së në Ushtri

Financa

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Investimet në bazë të supozimeve, 18 milionë për shndërrimin e FSK-së në Ushtri

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 11:30
Salvador Elmazi

Deficitin prej 275 milionë euro në buxhetin për vitin 2017, Qeveria e parasheh ta mbulojë me fondet që vijnë nga mjetet e likuidimit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, huaja dhe donacionet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, si dhe klauzola e investimeve. Buxheti për vitin e ardhshëm është i qëndrueshëm dhe do të bazohet kryesisht prej të hyrave tatimore dhe në bazë të supozimeve.

Në rast se AKP-ja nuk do të arrijë t’i derdh në buxhet, mjetet e parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm, atëherë nuk do të realizohen investimet të cilat  parashihen të realizohen nga fondet e AKP-së. Përndryshe, edhe në 2017-ën nuk do të ketë të hyra nga donacionet e BE-së. Ndërsa risi në buxhetin e ardhshëm do të jenë ndarja e 18.5 milionë eurove për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilat do t’i mundësojnë FSK-së të shndërrohet në ushtri të Kosovës.

Këto i ka bërë të dituar në një intervistë për KP, drejtori i Buxhetit në Ministrinë e Financave, Salvador Elmazi. 

Ndërkohë nga ndarja e re buxhetore del se do të ketë përsëri krizë për veteranët, pasi vetëm 38 milionë euro janë ndarë për veteranët e UÇK-së, nga minimumi 60 milionë euro sa parashihet se nevojiten për vitin 2017-të, për këtë kategori.

Elmazi: Kemi ndarë mjetet shtesë për shndërrimin e FSK-së në ushtri 

“Qeveria me këtë projektbuxhet i ka ndarë 17 milionë euro për fillimin e implementimit të skemës së sigurimit shëndetësorë, ku kjo është një nga ato elementet që është përkrah sektori i shëndetësisë. Paralelisht me këtë është edhe krijimi i kushteve për pacientët me pajisje me barëra. Fokusi i Qeverisë është edhe përkrahja e procesit të shndërrimit të FSK-së në ushtrinë e ardhshme të Kosovës, ku edhe ajo është një sektor i cili brenda mundësive buxhetore ka gjet përkrahjen në këtë projektbuxhet të 2017-të... Ky projektbuxhet në pozicionet e tij kryesore është i dakorduar me FMN-në. Sa i përket skemës së veteranëve, janë paraparë 38 milionë euro për të bërë pagesat e veteranëve dhe 12 milionë euro për skemën e invalidëve të luftës. Brenda hapësirës, aq sa ka pasur mundësi, do të përkrahen projektet në sektorin e zhvillimit ekonomik, projekte në sektorin e drejtësisë, po mendoj në përkrahjen e sektorit në tërësi, të arsimit, shëndetësisë, kanë gjetur përkrahje më të madhe në raport me sektorë të tjerë, që është në përputhje me objektivat kryesore të strategjisë për zhvillim kombëtar“, tha Elmazi.

Udhëheqësi i Buxhetit të shtetit ka treguar edhe për diksrepancën e madhe në buxhet në raport me të hyrat dhe shpenzimet.

Image

 

Elmazi: Ka mbulesë nga diskrepanca e të hyrave dhe shpenzimeve por

“Për vitin 2017, të hyrat totale të projektuara janë 1 miliard e 725 milionë euro. Shpenzimet totale të projektuara për vitin 2017 pritet të jenë 2 miliardë e 1 milion. Kemi një diskrepanc ndërmjet të hyrave të projektuara edhe shpenzimeve. Më lejoni të theksoj se  pjesa ku flitet për shpenzimet , janë tri burime kryesore të financimit të projekteve kapitale , mbi të cilat supozime edhe është bërë projektimi i buxhetit. Është buxheti i rregullt , klauzola e investimeve edhe fondet që vijnë nga mjetet e likuidimit nga AKP-ja”, tha Elmazi.

Sipas tij këto janë tre burimet të cilat do ta reflektohen në pjesën e shpenzimeve për investime të projekteve që kanë të bëjnë me infrastrukturën që hyjnë edhe ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan. Elmazi thotë se në rast se nuk mund të realizohen të hyrat e projektuara nga AKP-ja atëherë ato projekte nuk do të mund të realizohen në vitin 2018.

Elmazi: Projektet që do të financohen nga mjete e AKP-së mund të shtyhen

“Autostrada Prishtinë-Gjilan, është paraparë që pjesërisht me qenë prej fondeve të AKP-së,  një pjesë prej buxhetit dhe natyrisht ajo pjesë që është prej buxhetit do të realizohet po edhe kjo pjesë që është me fondin e AKP-së ,në rast se nuk sigurohen mjetet natyrisht që nuk do të hyhet në 150 milionë nga buxheti i Kosovë edhe 50 milionë nga granti qeveritarë... Supozimet mbi të cilat është ndërtuar dhe dizajnuar buxheti edhe projeksionet që janë marrë, janë në baza të reales dhe natyrisht që janë lënë mekanizmat për me e ruajt atë qëndrueshmërinë e buxhetit dhe mos të vihet në rrezik potencial. Është paragrafi ligjor aty që thekson se projektet do të fillojnë vetëm në atë moment kur mjetet do të sigurohen nga burimi i paraparë“, tha Elmazi. 

Megjithatë, Elmazi ka sqaruar se asnjë projekt kapital nuk do të realizohet pa një vendim të Qeverisë dhe se kjo bënë që buxheti i 2017-ës të jetë i qëndrueshëm.

Elamzi: Buxheti është i qëndrueshëm.

“Nuk po flasim këtu për një buxhet të pa qëndrueshëm siç po thuhet por flitet për një buxhet të qëndrueshme ...Po flasim për një buxhet mirë të dizajnuar me supozime . Kjo është dallimi që pritet të financohet ndërmjet pjesës së të hyrave dhe shpenzimeve. Ndërsa burimi kryesor i buxhetit dihet janë të hyrat tatimore dhe jo tatimore. Ndërsa pjesa tjetër do të financohet nga këto mekanizma të tjetër që i përmenda....Financimi i projekteve në projektbuxhet është i ndërlidhur direkt me mekanizmin përkatës . Nuk do të vihet në rrezik buxheti në atë  moment kur alokohen fondet , natyrisht kur është paraparë buxheti që do të vijnë nga AKP-ja natyrisht është bërë në bazë të disa supozimeve reale që ato mjete vërtet do të jenë pjesë e buxhetit.”, tha Elmazi.

Ndërsa edhe në buxhetin e vitit 2017, Qeveria nuk do të arrij të hyra nga donacionet e Bashkimit Evropian. Sipas Elmazit nuk parashihen investime apo donacione në buxhetin e vitit të ardhshme me mjetet nga donacionet e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test