Bursat evropiane shënojnë rënie - Bota Sot
Bursat evropiane shënojnë rënie

Financa

E hënë, 18 dhjetor 2017

Bursat evropiane shënojnë rënie

Më: 31 janar 2017 Në ora: 22:22
ilustrim

Bursat evropiane kanë shënuar rënie sot, pas komenteve të një këshilltari të presidentit amerikan, Donald Trump, mbi vlerën e euros.

“Dyshimet rreth Trumpit janë rritur sërish”, theksoi Jochen Stanzl, analist në CMC Markets.

“Edhe pse FTSE-100 nuk ka dalë shumë keq, tregjet evropiane kanë pësuar rënie, ndërkohë që pasiguria vazhdon për shkak të çrregullimit aktual në SHBA”, theksoi Michael Hewson, analist në CMC Markets.

Peter Navarro, i emëruar së fundi në krye të një këshilli të ri të tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, ka ngritur dyshimin duke vlerësuar se Gjermani përdor një euro “gjerësisht nënvlerësuar” për të përdorur partnerët e saj kryesorë, përfshirë dhe SHBA-në.

“Është e komplikuar të konsiderosh TTIP (projekti i marrëveshjes së tregtisë transatlantike) si një marrëveshje shumëpalëshe për shkak të Gjermanisë, që vazhdon të shfrytëzojë vendet e tjera të Bashkimit Evropian me një ‘deutsche mark’, nënkuptuar që është zhvlerësuar shumë”, deklaroi ai për të përditshmen ”Financial Times”.

Eurostoxx 50 ka rënë me 0,98 për qind. Në Paris, indeksi CAC 40 ka humbur 0,75 për qind, me 4.748,90 pikë. Në Londër, indeksi FT SE ka humbur 0,27 për qind, me 7.099,15 pikë. Në Frankfurt, indeksi DAX ka humbur 1,25 për qind, me 11.535,31 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test