Paga minimale në Kosovë, diskriminuese - Bota Sot
Paga minimale në Kosovë, diskriminuese

Financa

E enjte, 14 dhjetor 2017

Paga minimale në Kosovë, diskriminuese

Më: 5 mars 2017 Në ora: 20:47
Ilustrim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, megjithatë nuk ka dashur që flasë se kur do të rregullohet paga minimale dhe se a do të ketë rritje të kësaj page, duke thënë se është në pritje të grupit punues i cili po merret me këtë çështje.

Në Kosovë janë në fuqi dy lloj pagash minimale:

Deri në moshën 35 vjet lejohet që paga minimale të jetë 130 euro, ndërsa mbi këtë moshë të mos jetë nën 170 euro.

Sipas EUROSTAT-it, paga minimale në rajonin e Ballkanit perëndimor është:

Sllovenia 805 euro

Kroacia 433 euro

Mali i Zi 288 euro

Serbia 250 euro

Maqedonia 231 euro

Shqipëria 155 euro

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Haxhi Arifi, ka konfirmuar për televizionin publik se ka filluar puna për e harmonizimin e pagës minimale.

Ai tha se BSKP është e vendosur që paga minimale të jetë 250 euro.

“Ne nuk do të heqim dorë sepse këtë e kemi kërkuar edhe më herët. Sepse në Kosovë nuk kemi paga të kënaqshme sidomos  në sektorin privat”, tha ai.

Që prej themelimit të Këshillit Social është diskutuar që paga minimale në Kosovë të jetë 210 por deri tash nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test