ATK, realizoi seminar dy ditor për OJQ - Bota Sot
ATK, realizoi seminar dy ditor për OJQ

Financa

E shtunë, 16 dhjetor 2017

ATK, realizoi seminar dy ditor për OJQ

Më: 22 maj 2017 Në ora: 08:49
ATK

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me KCSF - Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, ka organizuar Seminar dy ditor për Organizatat Jo Qeveritare me temën: Procedurat e raportimit dhe obligimet e OJQ-ve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

Më konkretisht në këtë seminar u prezantuan/trajtuan temat, si në vijim:

·         Tatimi në Paga dhe Kontributet Pensionale

·         Tatimi në Qira

·         TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së

·         Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro

·         Tatimi në Korporata – Deklarimi Vjetor CD

·         Deklarimi përmes Sistemit Elektronik – EDI

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që OJQ-të, të njoftohen për së afërmi, lidhur me Tatimin në Paga dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira, TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së, Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, Tatimin në Korporata – Deklarimin Vjetor me CD, Deklarimin përmes Sistemit Elektronik – EDI, me ç’rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për deklarimin e drejtë të tatimeve.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test