AKP shpërndan 2.8 milionë euro për 28 ndërmarrje shoqërore - Bota Sot
AKP shpërndan 2.8 milionë euro për 28 ndërmarrje shoqërore

Financa

E martë, 12 dhjetor 2017

AKP shpërndan 2.8 milionë euro për 28 ndërmarrje shoqërore

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 16:35
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP)

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpërndarë 2 milionë e 861 mijë e 284 euro nga pjesa e 20 për qindëshit të privatizimit të 28 ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre.

Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 3960 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20 për qindëshit.

Bartja e këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 me ndryshime.

Nga fondet e 20% deri me tani Agjencia ka shpërndarë rreth 113 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 46 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore.

AKP është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20 për qindëshit për punëtorët e kualifikuar edhe për disa NSH tjera, për çka punëtorët e tyre dhe opinioni do të informohen me kohë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test