Siguruesit e depozitave të Kosovës dhe Shqipërisë avancojnë bashkëpunimin - Bota Sot
Siguruesit e depozitave të Kosovës dhe Shqipërisë avancojnë bashkëpunimin

Financa

E enjte, 14 dhjetor 2017

Siguruesit e depozitave të Kosovës dhe Shqipërisë avancojnë bashkëpunimin

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 12:37
Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, Violeta Arifi-Krasniqi

Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit, ku përmes kësaj marrëveshje palët kanë shprehur angazhimin e tyre për shkëmbimin e informacioneve, dokumenteve dhe punonjësve me qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale në fushën e sigurimit të depozitave.

Po ashtu, palët nënshkruese të marrëveshjes, angazhimin e tyre do ta shprehin edhe në bashkëveprim në ndërmarrjen e simulimeve të përbashkëta apo asistencës teknike në rast të ngjarjes së kompensimit, zhvillimin e konsultimeve për çështje të zhvillimit institucional, fushës së sigurimit të depozitave me theks në procesin e kompensimit, nxitjen e politikave eficiente në fushën e sigurimit të depozitave, si dhe çështje të tjera që kanë lidhje me mbështetjen e stabilitetit financiar dhe mbështetjen e njëra-tjetrës.

Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, Violeta Arifi-Krasniqi, tha se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve është zhvilluar natyrshëm duke ndarë vizionin e njëjtë të përmbushjes së standardeve ndërkombëtare në fushën e sigurimit të depozitave.

Krasniqi: Formalizon zotimin tonë për bashkëveprim në përmbushje të standardeve

“Marrëveshja e dytë që sot do të nënshkruhet formalizon zotimin tonë për bashkëveprim në përmbushje të standardeve ndërkombëtare në fushën e sigurimit të depozitave bazuar në energjitë e përbashkëta për ti shërbyer depozitorëve dhe stabilitetit financiar. Bazuar në këtë ne jemi në planifikim për organizimin e simulimit të përbashkët i cili do të jetë i pari i llojit të tillë në rajon”, tha Arifi-Krasniqi.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në Shqipëri, Genci Mamani, pas nënshkrimit të marrëveshjes së dytë tha se po finalizojnë përpjekjet e përbashkëta që kanë vetëm një qëllim, e që sipas tij është siguri për të gjithë depozituesit.

Mamani: Dëshmi e qartë e nevojës dhe vullnetit që të dy institucionet tona kanë

“Marrëveshja që po nënshkruajmë sot është një dëshmi e qartë e nevojës dhe vullnetit që të dy institucionet tona kanë identifikuar dhe janë të gatshme të ndërmarrin për të dërguar më tej bashkëpunimin e arritur deri tani. Ne kemi vendosur theksin të zhvillojmë stimulimet e përbashkëta për të testuar gatishmërinë operacionale por edhe spektrin rregullativ për ngjarje të mundshme kompensimi. Mendoj se ky nivel i ri i bashkëpunimit na sjell më afër objektivave tona respektive dhe do të na ndihmojë të jemi të ndërgjegjshëm për aspektet e punës sonë që ka nevojë për korrigjim, por qoftë edhe thjeshtë për përmirësim”, tha  Mamani.

Në fund drejtoresha menaxhuese e FSDK-së, Violeta Arifi-Krasniqi, paraqiti pikat kryesore të raportit vjetor për vitin 2016 të Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës, ku ajo tha se ka pasur një rritje prej 4 përiqnd.

Krasniqi: Rritje e trendit të depozitave në 4 përqind

“Kam knaqësinë të ju raportoj për rritje të trendit të depozitave në total depozita një rritje prej 4 përqind ndër vite dhe trendin e rritjes së depozitave të siguruara. Kjo rritje gjithashtu shpjegohet edhe për shkak të limit të sigurimit prej 23 përqind, do të thotë dallimi është në raport me rritjen e totalit të depozitave ka të bëjë me rritjen e limit të sigurimit nga 3 mijë në 4 mijë që ka hyr në fuqi me 1 janar 2016”, tha ai.

Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës dhe  Agjencia e Sigurimit të Depozitave e Shqipërisë, marrëveshjen e parë e kanë nënshkruar në vitin 2014.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test