Qeveria emeton për herë të dytë obligacione me maturitet 7-vjeçar - Bota Sot
Qeveria emeton për herë të dytë obligacione me maturitet 7-vjeçar

Financa

E premte, 15 dhjetor 2017

Qeveria emeton për herë të dytë obligacione me maturitet 7-vjeçar

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 15:13
Ministria e Financave

inancave informon se ka emetuar për herë të dytë Obligacione me maturitet 7-vjeçar.

Emetimi i suksesshëm i obligacioneve me maturitet më të gjatë shënon zhvillim të mëtutjeshëm të tregut të letrave me vlerë, që është njëherësh edhe objektiv i Ministrisë së Financave. 

Ankandi për emetimin e Obligacioneve 7 vjeçare u mbajt më 29 nëntor 2017, përmes ri-hapjes së ankandit të parë të shitjes së obligacioneve 7-vjeçare. 

Shuma nominale e obligacioneve të emetuara në këtë ankand ishte 10,000,000 euro, përderisa tregu shfaqi kërkesë prej 12,600,000 euro. 

Për informacione më të hollësishme rreth pjesëmarrjes së mundshme në ankandet e ardhshme për blerjen e letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës, qytetarët luten të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale në Kosovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test