Mania e Bitcoinit po rrit përpjekjen globale për ta zëvendësuar dollarin - Bota Sot
Mania e Bitcoinit po rrit përpjekjen globale për ta zëvendësuar dollarin

Financa

E premte, 17 gusht 2018

Mania e Bitcoinit po rrit përpjekjen globale për ta zëvendësuar dollarin

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 11:09
Bitcoin

Mania e Bitcoinit mund të jetë pika e nxehtë për disa nga vendet më të mëdha të prodhimit të naftës në botë për ta bërë një lëvizje të madhe kundrejt dollarit.

Kriptomonedha më e popullarizuar në botë të shtunën e kaluar arriti pikën më të lartë duke e kaluar vlerën e më shumë se 20 mijë dollarë, por prapë pati një rënie të madhe. Zhvendosja e tillë e çmimeve ka bërë që disa nga bankat më të mëdha të botës të denoncojnë Bitcoinin si një mashtrim, duke i paralajmëruar investitorët për një flluskë spekulative e destinuar të dështojë.

Megjithatë, në fillim të muajit, rregullatorët financiar në SHBA dhanë dritën e gjelbër për shkëmbimet e kriptomonedhave. Nga disa vëzhgues kjo u pa si një votëbesim për legjitimitetin e monedhave digjitale.

“Kjo duhet të forcojë popullaritetin në rritje të kriptomonedhave, aq shumë sa që ato të përbëjnë një kërcënim për rolin e dollarit amerikan si monedhë e rezervës botërore”, tha Stephen Brennock, analisti i naftës.

Aktualisht në tregjet botërore mbizotëron dollari, megjithëse vendet si Kina, Rusia dhe Venezuela po shikojnë mundësinë që ta largojnë domiminin e dollarit duke e zvogëluar varësinë ndaj saj dhe në të njëjtën kohë të kufizonin ekspozimin e tyre ndaj rreziqeve të sanksioneve amerikane.

“Ardhja e kriptomonedhave, përfaqëson një katalizator të ri për vendet që prodhojnë mallra dhe që dëshirojnë të braktisin dollarin si një mjet pagese për naftën”, tha Brennock.

Të dielën, Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, njoftoi fillimin e një kriptomonedhe e mbështetur nga nafta të quajtur “Petro”. Anëtari i OPEC-it ka kërkuar të shmangë pagesat e dollarit për naftën në mes Karakasit dhe Uashingtonit.

Gjithashtu, Rusia është një mbështetës i madh i kriptomonedhave. Ndërsa vendi, së bashku me Venezuelën, kanë një qëllim afatgjatë që të përmbys dollarin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test