Ethereum arrin nivel rekord - Bota Sot
Ethereum arrin nivel rekord

Financa

E diel, 18 shkurt 2018

Ethereum arrin nivel rekord

Më: 10 janar 2018 Në ora: 13:09
Ethereum

Ehereum kriptovaluta e dytë me vëllimin më të madh të kapitalit të tregut, sot shënoi nivelin rekord prej 1,417,38 dollarësh me një rritje me më shumë se 60 për qind brenda një jave, tregojnë të dhënat e CoinMarketCap.

Vitin e kaluar kjo kriptovalutë u rrit më me shumë se 13 mijë për qind dhe aktualisht pozicionohet pas Bitcoin me një total prej 125.5 miliardë dollarë të kapitalit të tregut.

Kjo kriptovalutë është mbështetur nga teknologjia Blockchain, por ka ndryshime duke u përdorur si kontratat inteligjente.

“Microsoft”, “JPMorgan” dhe disa kompani tjera po përpiqet të zhvillojnë aplikacione duke përdorur teknologjinë e ofruar nga Ethereum.

Sipas disa programerëve që janë përgjegjës për Ethereum, rritja e numrit të projekteve të ndërtuara mbi teknologjinë Blokchain të Ethereum, mund të bëjë që monedha të kalojë Bitcoin në 2018-në.

Megjithatë, shumë analistë thonë se tregu i kriptovalutave do pësojë një përplasje, por që prapë do të konsolidohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test