Në Budapest nuk mund të dështojmë

Formula 1

Në Budapest nuk mund të dështojmë

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 18:45
Pamje nga Formula 1

Gara e Çmimit të Madh të Hungarisë që zhvillohet të dielën e ardhshme do të tregojë nëse Ferrari do të luftojë për titullin kampion për konstruktorë ose jo këtë vit. Këtë fakt e ka konfirmuar sot drejtori sportiv i “kokëkuqes”, Maurizio Arrivabene, gjatë një interviste për “Motorsport”. “Në Budapest nuk mund të dështojmë më. Pas garës në Hungari do të kuptojmë potencialin tonë dhe se deri ku mund të arrijmë. Por jam i sigurt se nuk do të dështojmë. Gjatë këtij sezoni kemi patur disa probleme, që tashmë i kemi zgjidhur dhe motori është arma jonë më e fortë”, tha Arrivabene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat