Allison është pranë shkarkimit

Formula 1

Allison është pranë shkarkimit

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 17:17
Pamje nga Ferrari

Siç raporton Gazzetta dello Sport, James Allison është pranë shkarkimit. Midis anglezit dhe shefit të Ferrari-t e Sergio Marchionne thuhet të ketë pasur një krisje përfundimtare. Që prej shumë kohësh qarkullojnë spekulime mbi Allison. Së pari, pasi inxhinieri erdhi te Ferrari në vitin 2013 kur shefi ishte akoma Luca di Montezemolo, dhe thuhet se nuk arriti asnjëherë të krijonte një marrëdhënie të mirë me Marchionne. Dhe tjetra, pasi shefi teknik duhet të përballonte edhe një ngjarje të rëndë: Në mars atij i vdiq gruaja Rebecca, ai mori pak leje, donte të kalonte më shumë kohë me fëmijët e tij. Problemi: Rezultatet mbetën njësoj. Pas 10 garave, Scuderia është akoma në pritje të një fitoreje. Në vend që të konkurrojë me Mercedes, tashmë rrezikon të parakalohet edhe nga Red Bull. Sipas Bild, megjithëse kontrata e Allison skadon në fund të sezonit, me shumë mundësi nuk do të kthehet më në postin e tij. Që në Silverstone anglezi nuk ishte më në kabinë. Edhe shefi i ekipit Maurizio Arrivabene ka rrezik të pushohet nga puna, raporton telesport. Si pasardhës i Allison kandidati kryesor është James Key i Toro Rosso. Por vështirë se do të largohej nga Red Bull që në mes të sezonit dhe mund të ishte i gatshëm vetëm për sezonin e ri. Sidomos për Sebastian Vettel, këto ndryshime janë shumë të bezdisshme. Makina e tij rrallëherë ka qenë e aftë të konkurrojë Mercede, së fundmi katër herë kampioni i botës doli në vend të 9-të në Silverstone. Gjithsesi ai mbetet optimist. “I qëndroj asaj që kam thënë më parë. Jam këtu për të fituar gara. Nuk duhet të humbim shpresat por të punojmë fort”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat