Dominon Rosberg

Formula 1

Dominon Rosberg

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 19:23
Rosberg

Nico Rosberg dominoi sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1. Piloti gjerman i Mercedes-it përfitoi edhe nga gabimi që bëri shoku i tij skuadrës në Hungaroring. Lewis Hamilton vetëm pak minuta pas fillimit të sesionit të dytë të provave të lira u përplas me murin mbrojtës të pistës duke i dhënë lamtumirën përpara kohe këtyre provave. Megjithatë vështirë se dy makinat Mercedes do të kenë rivalë edhe në Hungari për fitoren pavarësisht aksidentit të Hamilton në provat e lira. Pas Rosberg u pozicionua Daniel Ricciardo por diferenca në kohë mes pilotit të Mercedes dhe atij të Red Bullit ishte më shumë se gjysmë sekondi. Sebastian Vettel zuri vendin e tretë në këtë sesion me gati 1 sekondë vonesë nga Rosberg ndërsa Max Verstappen u pozicionua i 4-ti. Lewis Hamilton për aq pak kohë sa qëndroi në pistë regjistroi kohën e 5-t më të mirë i ndjekur nga Kimi Raikkonen, Fernando Alonso, Jenson Button, Nico Huleknberg dhe Sergio Perez, i cili kompletoi 10-shen e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat