Formula 1, Hamilton triumfon ne Hungari

Formula 1

Formula 1, Hamilton triumfon ne Hungari

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 16:14
Lewis Hamilton

Parakalimi është realizuar. Me triumfin në Cmimin e Madh të Hungarisë Lewis Hamilton ka kompletuar përmbysjen e tij dhe tani është lideri i Botërorit 2016. Nuk mund të bëjë asgjë Nico Rosberg që e mbyulli garën i dyti në Hungaroring. Fitorja e 48 e karrierrës, e 5 sezonale në 6 garat e fundit, konfirmon urinë e kampionit në fuqi, që praktikisht bëri një garë perfekte. Pas dy makinave të Mercedes në pod edhe Red Bulli i Daniel Ricciardos, i cili u tregua i zoti për të mbajtur Ferrarin e Sebastian Vettel në vendin e katërt. Në të pestin Mac Verstappen me Red Bullin tjetër ndërsa pas tij në të 6-in u rendit Kimi Raikkonen. Në këtë mënyrë për Ferrarin vjen konfirmimi se pjesa e dytë e sezonit do të jetë në thelb një duel me Red Bullin për vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve dhe për të kapur thërrimet që do të lënë pas dy makinat e Mercedes në luftën e tyre për titullin kampion.

 

Image

 

Që në start Hamilton ja doli të realizonte misionin për të parakaluar Rosberg që në kthesën e parë duke marrë menjëherë komandën. Ricciardo dhe Vesrtappen ruajtën pozicionet e tyre me Vettel që nuk ja doli të parakalonte. Në 10 xhirot e para Hamilton fitoi disa sekonda ndaj shokut të skuadrës, ndërsa në të 14 ishte Vettel që nisi vallen e “pit stopeve” duke montuar të butat për tu rikthyer në pistë në pozicionin e tetë, para Raikkonen. Në xhiron e 17 kompletoi turin e parë të “pit stopeve” Rosberg  me gjermanin që mbeti pas Hamilton. Në xhiron e 34 Ricciardo bëri “pit stopin” e dytë duke i lejuar Vettel të gjendej në vendin e tretë. Domethënëse kjo fazë e garës me Mercedesët e Hamilton dhe Rosberg që ja dolën të ruanin hapin e Red Bullit të australianit që sapo kishte vendosur gomat e reja.

 

Image

 

Finalja dhuroi vetëm një duel “rrotë më rrotë” mes Raikkonen dhe Verstapen për vendin e pestë ndërsa në xhiron e 57 Kimi dëmtoi pjesën e përparme në një tentartivë të llogaritur keq për të sulmuar holandezin. Përpara Shigjetat e Argjendta shkuan deri në finish pa shumë probleme me Hamilton të zotin për të mbajtur pas Rosberg duke marrë kështu në fund të garës kryesimin me 6 pikë avantazh ndaj shokut të skuadrës kur mbeten edhe 10 gara nga fundi i botërorit, titulli i të cilit me siguri do të jetë një cështje mes atyre të dyve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat