Hamilton: E pabesueshme

Formula 1

Hamilton: E pabesueshme

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 19:14

Lewis Hamilton pas fitores në Hungari merr kryesimin në renditjen e përgjithshme të Formula 1.  Piloti i Mercedesit tani kryeson me 192 pikë, duke lënë pas Nico Rosbergun e Mercedesit me gjithsej 186 sosh. “Është me të vërtetë e pabesueshme kur mendoj se unë jam rritur duke adhuruar Michael Shhumacher, por nuk do të kisha arritur ta realizoja këtë, nëse nuk do të ishte për njerëzit e mrekullueshëm me të cilët punoj. Adhuroj të jem pjesë e kësaj skuadre, por kemi ende shumë punë për të bërë bashkë para se të tërhiqem. Nuk ka qenë një nga garat më të lehta për mua”, ka thënë Hamilton. Ai e pesë fitore në total, është bërë piloti që ka fituar më shumë gara në Hungaroring, duke kaluar Michael Schumacher.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat