A mund të largohet Vettel nga Ferrari?

Formula 1

A mund të largohet Vettel nga Ferrari?

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 14:37
Makina e Vettelit

Do të largohet apo jo Sebastian Vettel nga Ferrari, më së miri e qartëson situatën e tij drejtuesi i Ferrarit, Maurizio Arrivabene. Vettel nuk pati paraqitje të mirë edhe në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1. “Sebastian Vettel nuk e ka thënë kurrë që nuk i pëlqen atmosfera te Ferrari. Përkundrazi, në shumë raste ai ka pohuar se ndihet shumë komod në skuadër. Pak muaj më parë, gazetarët i bënë të njëjtën pyetje Kimi Raikkonen. Më pas më erdhi radha mua, kur u fol se do të zëvendësohesha nga James Allison. Tani që u zyrtarizua kontrata me Raikkonen po flasin për largimin e Allison. Ju kërkoj që të na lini të punojmë të qetë”, ka thënë Arrivabenes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat