Rosberg “pole” në provat zyrtare në Gjermani

Formula 1

Rosberg “pole” në provat zyrtare në Gjermani

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 19:04
Nico Rosberg

Nico Rosberg do të niset nga pole-position në Cmimin e Madh të Gjermanisë pasi shkëlqeu në provat zyrtare në garën e shtëpisë duke marrë dhe ovacionet e bashkombasve të tij nga tribuna. Në provën e tij të fundit gjermani arriti të ndalë kronometrin në 1 minuta 14 sekonda e 363 të mijtat duke lënë pas pikërisht rivalin e tij në garën për titullin botëror, Lewis Hamilton. Një duel shpejtësie dhe në prova mes dy pretendentëve për titullin botëror me britanikun që regjistroi një kohë më të ngadaltë për vetëm 107 të mijtat se Rosberg dhe këtë të dielë do të përpiqet tashmë të ruajë 6 pikët epërsi që ka me gjermanin në renditjen e përgjithshme.

Në fakt, dy makinat Mercedes kishin dominuar dhe në provat e dyta kualifikuese ku Hamilton ishte më mirë sesa Rosberg por në sesionin e 3-të piloti vendas arriti të regjistrojë një kohë më të mirë se kolegu I tij I skuadrës. Pas dy makinave Mercedes në vendet 3 dhe 4 u pozicinouan dyshja e Red Bull, Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen. Zhgënjyen disi dy pilotët e Ferrarit Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel që zunë respektivisht vendet 5 dhe 6-të ndërsa kohën e 7-të më të shpejtë e regjistroi Nico Hulkenberg. Në vendet, 8, 9 dhe 10 u renditën ndërkohë respektivisht Botta, Perez dhe Massa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat