Iannone fitoi garën e Çmimit të Madh të Austrisë

Formula 1

Iannone fitoi garën e Çmimit të Madh të Austrisë

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 14:48
Andrea Iannone

Piloti italian i Ducatit, Andrea Iannone fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Moto GP, garë që u zhvillua në pistën e Zeltweg. Kjo ishte gara e parë pas pushimeve verore, në një pistë ku domonimi i motorit italian Ducati ishte i ndjeshëm. Pilotit e Ducatit zunë dy vendet e para, me Iannone që la pas shokun e skuadrës Andrea Dovizioso, të cilët e dominuan garën nga fillimi deri në fund. Kjo ishte fitorja e parë e Ducatit këtë sezon, duke ndalur hegjemoninë Honda-Yamaha (një fitore ka edhe Jack Miller). Në podium u ngjit edhe Jorge Lorenzo me Yamaha, që zuri vendin e tretë, duke lënë pas shokun e skuadrës Valentino Rossi. Jorge Lorenzo gjate gares se Austrise Gara dhuron spektakël dhe emocione në pjesën e parë, me 6 pilotë që janë në harkun e 2 sekondave mes tyre. Në krye ndodhen dy motorët Ducati, ku herë udhëheq Iannone e herë Doviziozo. Pas tyre vijnë dy motorët Yamaha, me Lorenzo që ka gjithnjë nën kontroll nga pas Rossin, raporton telesport. E pas tyre vijnë Marquez me Honda e Vinales me Suzuki, gjashtë pilotë që janë thuajse rrotë më rrotë me njëri-tjetrin. Por pas 10 xhirosh, nisin shkëputjet e para edhe pse në krye vijojnë të qëndrojnë dy motorët Ducati. Në pjesën e dytë të garës, beteja bëhet mes katër pilotëve, dy të Ducatit dhe dy të Yamahas, që ruajnë ritmin dhe janë të katërt brenda një sekondi. Por shpejt edhe kjo katërshe ndahet, me Dovizioso e Iannone që garojnë për kreun, ndërsa Lorenzo e Rossi për vendin e tretë. Por emocionet janë në krye, me Iannone që parakalon në xhirot e fundit shokun e skuadrës dhe arrin të triumfojë në garën e Austrisë, suksesi i parë sezonal për të. Edhe Lorenzo arrin të mbajë pas Rossin, duke u rikthyer në podium pas disa garash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat