Maratona automobilistike vazhdon në Zym

Formula 1

Maratona automobilistike vazhdon në Zym

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 15:13
Pamje nga një garë

Pas kësaj gare, disa nga garuesit tanë do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare në Ilirska Bistricë të Sllovenisë (më 3 e 4 shtator), ndërsa më 17 e 17 shtator do të jenë në Buzet të Kroacisë. Për automobilistët e Kosovës nuk ka pushim, madje agjenda e tyre gjatë javëve në vazhdim është shumë e ngjeshur. Në radhë është gara e diciplinës malore, e cila në këtë fundjavë do të zhvillohet në Zym, para se disa nga garuesit tanë më të mirë të shkojnë në Ilirska Bistricë të Sllovenisë dhe Buzet të Kroacisë. Kjo është gara e pestë e diciplinës malore, e teta në përgjithësi për kampionatin e sivjetmë, pa harruar as Drag Race dhe dy gara në karting, që po ashtu u organizuan nga Federata e Auto Sportit e Kosovës. Në Zym pritet numër i madh i agruesve, e po ashtu edhe interesimi i shikuesve. Se, sa janë të mishëruar automobilistët tanë me këtë sport, dëshmon edhe fakti se në mesin e tyre ka të tillë që i kanë anuluar pushimet verore, madje ka edhe të tillë që kanë paralajmëruar ardhjen nga Shqipëria vetëm për të marrë pjesë në garë, e më pas do të kthehen për t’i vazhduar pushimet. Paraqitja për pjesëmarrje në garën e Zymit do të bëhet prej orës 8:30 – 9:30, ndërsa në orën 11:00 do të mbyllet rruga për veturat civile, për çka FASK-u kërkon mirëkuptim nga kalimtarët e rastit, të cilëve gjithsesi do t’u mundësohet kalimi në periudhën ndërmjet dy vozitjeve. Stërvitja e parë zyrtare, fillon të shtunën në orën 12:00, ashtu sikur edhe gara që do të zhvillohet të dielën. FASK-u, në bashkëpunim me AK Prizrenin, i kanë ndërmarrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa aty do të jenë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve. Pas garës në Zym, disa nga garuesit tanë do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare në Ilirska Bistricë të Sllovenisë (më 3 e 4 shtator), ndërsa më 17 e 18 shtator do të jenë në buzët të Kroacisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat