Rosberg: Fitorja në Spa më motivon shumë

Formula 1

Rosberg: Fitorja në Spa më motivon shumë

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:53
Rosberg e Hamilton

Fitorja në garën e Çmimit të Madh të Belgjikës ka rikthyer buzëqeshjen te piloti gjerman i Mercedes, Nico Rosberg,  dhe tani shpreson që këtë ritëm të ketë deri në fund të sezonit, duke nisur nga gara e radhës në pistën e Monzës. “Fitorja në Spa më motivon shumë, pasi Botërori është i gjatë dhe ka ende shumë gara përpara. Rikuperova 10 pikë në klasifikim ndaj Hamilton. Mbeta i habitur nga rikuperimi që ai bëri në këtë garë, ndaj duhet të jap maksimumin në çdo pistë. Beteja do të jetë e fortë, por ky është sezoni i duhur për të triumfuar në Botërorin e Formula 1”, tha Rosberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat