Lorenzo: Ky sezon ka pasur shumë të papritura

Formula 1

Lorenzo: Ky sezon ka pasur shumë të papritura

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 16:43
Jorge Lorenzo

Jorge Lorenzo ka thënë se ky edicion ka pasur shumë të papritura. Piloti spanjoll i Yamaha-s shpreson që në garën që zhvillohet ditën e diel në pistën e Silverstone të rikthehet te fitorja, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për titull. “Situata nuk është ashtu siç do të dëshiroja dhe duket e vështirë përmbysja e renditjes. Pista e Silverstone është ndër të preferuarat e mia, por ky sezon ka pasur shumë të papritura. Unë do të bëj maksimumin në pistë dhe do të tentoj të fitoj. Asgjë nuk është e pamundur, por mendoj se gara për titull është e vështirë për mua në këtë pikë të sezonit”, ka thënë Lorenzo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat