Ferrari, Vettel: Në Sepang ruaj kujtime të bukura

Formula 1

Ferrari, Vettel: Në Sepang ruaj kujtime të bukura

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 20:45
Vettel

Sebastian Vettel flet plot besim në prag të Cmimit të Madh të Malajzisë. Piloti gjerman pikërisht në këtë pistë ka mundur të fitojë për herë të parë një Cmim të Madh me “Kokëkuqen”.

“Vitin e kaluar gjithcka shkoi mirë dhe shpresoj që edhe në garën e këij sezoni të bëjmë të njëjtën gjë. Pa dyshim që fitorja e parë me Ferrarin ka qenë shumë emocionuese. Kam kujtime të bukura dhe po pres me padurim të zbres në pistë.”

Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë që në fund të Cmimit të Madh të Maljazisë Vettel të ngjitet qërish në shkallën më të lartë të podiumit për shkak të supermacisë që po shfaq Mercedesi dhe kushteve atmosferike.

“Sepangu është një pistë shumë e vështirë, ka disa kthesa të vështira që kalohen me shpejtësi të lartë. Është e vështirë edhe për gomat, sepse zakonisht bën kohë e nxehtë dhe gjatë garës ekziston gjithmonë që të ketë reshje shiu. Është e vështirë që gjithcka të shkojë mirë, por nëse do t’ia dal mbanë, do të jetë dicka fantastike. Kjo është një nga ato pista që të vë provë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat