Formula 1, duelet e garës së fundit në Abu Dhabi

Formula 1

Formula 1, duelet e garës së fundit në Abu Dhabi

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 19:23
Nico Rosberg apo Lewis Hamilton

Nico Rosberg apo Lewis Hamilton, cili do të jetë jetë kampioni i Formula 1 për vitin 2016? Sikurse ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit,  emri i fituesit do të mësohet në Cmimin e Madh të Abu Dhabit, i fundit për këtë sezon. Nëse Rosberg renditet në një nga tre vendet e para, është automatiksht kampion, por ekzistojnë shumë skenarë të tjerë, që mund të favorizojnë Hamilton. Me të drejtë vëmendja është e fokusuar të dyshja e Mercedesit, por gara e Abu Dhabit ofron duele të tjera që meritojnë të analizohen.

Sebastian Vettel i Ferrarit dhe Max Verstappen i Red Bullit, përkatësisht më vendin e katërt dhe të pestë, ndahen me vetëm 5 pikë nga njëri-tjetri. Dueli mes tyre po shoqërohet me tension konstant që kur holandezi iu bashkua Red Bullit dhe u ngjit për herë të parë në shkallën me të lartë të podiumit në cmimin e madh të Spanjës. Edhe pse Verstappen në katër cmimet e para të mëdha garoi për Toro Rosson, diferenca mes tyre është e ngushtë, 197 me 192 pikë. Pika kulminante e përplasjes mes tyre u shënua në Cmimin e Meksikës, ku nuk munguan madje edhe ofendimet mes tyre. Vestappen shihet edhe si një bombë me sahat për Mecedesin, pasi me cmenduritë e tij mund të vedosë cështjen e titullit duke nxherrë jashtë garë një nga pilotët e skuadrës gjermane. Temperamenti i holandezit e ka detyruar shefin e Mercedesit Toto Wolf t’i telefonojë babait të tij, të cilit i ka kërkuar që t’i tërheqë vëmedjen të birit që të mos bëjë ndonjë marrëzi.

Cili do të jetë spanjolli më i miri i këtij viti në Formula Alonso apo Sainz? Piloti i McLarenit ka 53 pikë, 7 më shumë se bashkëkombasi i tij i Toro Rossos, por mund të të shkëmbëjne vendet në varësi të rezultateve të garës së Abu Dhabit.

Skudra Sauber dhe Manor, do të duelojnë për të shmangur vendin e fundit për kontstruktorë, pasi kanë grumbulluar respektivisht 2 dhe 1 pikë.

Në cmimin e madh të vitit do t’i thonë lamtumirë Formulës 1 dy pilotët veteranë, Jenson Button dhe Felipe Massa. Për kampionin e botës në vitin 2009, kj odo të jetë gara e 305-të në kategorinë më të lartë të automobilizmit, ndërsa braziliani zbret për herë të 250-të në pistë për një cmim të madh në Formula 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat