Horner: Mercedes skuadra për tu mundur edhe në 2017-tën

Formula 1

Horner: Mercedes skuadra për tu mundur edhe në 2017-tën

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 15:50
Formula 1

Mercedes skuadra që ka dominuar në Formula 1 gjatë 3 sezoneve të fundit do jetë favoritja e madhe për të fituar titujt për pilotë dhe konstruktorë edhe në vitin 2017-të. Fjalë këto të Christian Horner, shefit të Red Bullit që është skuadra e vetme për momentin që mund të rrëzojë nga froni Mercedesin. Red Bulli ja ka dalë të fitojë dy gara në këtë sezon, Cmimin e Madh të Spanjës që përkonte me debutimin e Max Verstappen, në Formula 1 si dhe garën e Malajzisë me Daniel Ricciardon që në Sepang i la pas të gjithë rivalët. Por edhe pse është pozicionuar në vendin të dytë të klasfikimit për konstruktorë duke lënë mbrapa Ferrarin, Horner mendon se diferencat mes Red Bullit dhe Mercedes-it janë ende shumë të mëdha.

Sipas shefit të skuadrës austriake as ndryshimet që do të bëhen në njëvendëshet e Formula 1, gjatë sezonit të ardhshëm nuk ndryshojnë kartat të cilat janë hedhur tashmë mbi tavolinë. ” Mendoj se për të gjitha skuadrat përfshirë këtu edhe Red Bullin, do të jetë e vështirë të mposhtin Mercedes-in. Më pas numri 1 i skuadrës austriake foli për garën e fundit që do të zhvillohet këtë fundjavë në Abu Dhabi me Rosberg që duhet të mbrojë avantazhin ndaj Hamilton për të fituar titullin kampion për pilotë: ” Kemi besim se me rregullat e reja do të bëjmë dicka ndryshe dhe do të përmirësohemi. Duhet të balancojmë raportin ndërmjet telajos së makinës dhe motorit për të bërë një hap të madh përpara. Në Abu Dhabi duam ta mbyllin në mënyrën më të mirë sezonin, nuk do të jetë e lehtë por do të bëjmë maksimumin, shtoi në fund Christian Horner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat