Ricciardo i merr mirë “kthesat”!

Formula 1

Ricciardo i merr mirë “kthesat”!

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 17:49
Nico Rosberg

Kampionati i Formula 1 ka mbërritur në fazën finale të tij, kur ka mbetur vetëm gara e fundit, ajo e Abu Dhabi, por çështja e titullit është një diçka që tashmë i përket vetëm Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton.

Për pilotët e tjerë nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm se ta shijojnë sa më shumë këtë çmim të madh. Daniel Ricciardo, piloti i Red Bull, është bërë protagonist i natës së parë të mbërritjes në Abu Dhabi.

Piloti australian ka kërcyer së bashku me një belly-dancer. Ai është munduar të imitojë kërcimtaren, por duket se e ka pasur të vështirë të ndjekë ritmin e saj.

Për pilotët, argëtimi nuk ka mbaruar këtu. Ata janë bërë pjesë edhe të një aventure tjetër mjaft interesante. Duke garuar këtë herë në shkretëtirë me motor. Aventurat e pilotëve të Red Bull janë publikuar edhe në faqen e “Facebook”-ut të skuderisë.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat