Rosberg dhe Hamilton – 12 pikë dhe titulli F1 në ankand

Formula 1

Rosberg dhe Hamilton – 12 pikë dhe titulli F1 në ankand

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 09:00
Rosberg dhe Hamilton

Me fundjavën spektakolare të Abu Dabit do të mbyllet edhe një sezon plot të papritura në garat e Formula 1, që ka rezervuar pikërisht ndalesën e fundit të kampionatit për pilotin e ri që do të marrë titullin.

Lufta është në aktin final mes protagonistëve të Mercedes që gjithsesi do të festojë për kryesuesin aktual Niko Rosberg me diferencë 12 pikë, apo për britanikun Hamilton, që zor se do të dorëzojë fronin pa provuar gjithçka.

Dueli mes pilotëve të skuadrës gjermane ishte i distancuar por prezent edhe në konferencën për shtyp para garës në Jas Marina. Lideri aktual i botërorit përçon një qetësi të admirueshme që mund t’i sjellë titullin e parë.

“Është një fundjavë e rëndësishme për mua, por lindja e vajzës ishte akoma më shumë se kjo. Dua të vazhdoj siç kam bërë deri tani, duke menduar për të tashmen pa bërë llogari”, tha Rosberg.

Mes tij dhe Hamilton nuk munguan divergjencat në publik, për temën e nxehtë të miksimit të mekanikëve te Mercedes, në startin e sezonit. Përballë arsyetimit të gjermanit për një vendim të drejtë, Hamilton iu përgjigj me ironi. “Pas 10 vjetësh ju ftoj të blini librin që do të shkruaj dhe aty, do të gjeni gjëra mjaft interesante për këtë temë”, tha piloti britanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat