Rosberg: Kjo ishte ëndrra e fëmijërisë

Formula 1

Rosberg: Kjo ishte ëndrra e fëmijërisë

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 18:47
Nico Rosberg

Nico Rosberg është shpallur kampion i Formula 1 për vitin 2016 duke e larguar nga froni shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton.

Lufta për më të mirin në sportin automobilistik u vendos në garën e Abu Dhabit.

Edhe pse piloti britanik e fitoi garën e fundit, gjermani u shpall kampion, pasi i mjaftoi vendi i dytë për ta bërë këtë.

“Është realizimi i një ëndrre fëmijërore. Faleminderit për gjithçka”, ka thënë Rosberg në radio.

Pas vozitjes dramatike, Hamilton e uroi shokun e tij, njëherësh rivalin më të madh dhe të dy pilotët u panë duke u përshëndetur në podium.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat