F1, nga 2018-ta në kalendar Cmimi i i Madh i Francës

Formula 1

F1, nga 2018-ta në kalendar Cmimi i i Madh i Francës

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 19:13
ilustrim

Nga viti 2018 në kalendarin e Formula 1 kthehet Çmimi i Madh i Francës, i cili i mungon prej 10-vitesh në këtëk kompeticion. Zyrtarizimi erdhi gjatë një eventi të organizuar në Paris, ku u zbulua se bëhet fjalë për pistën e “Castellet”, ku njëvendëshet e Formula 1 kanë garuar nga viti 1971 deri më 1990. Presidenti i këshillit të rajonit Provence-Alpes-Côte d’Azur, Christian Estrosi, një ish-motociklist profesionist, deklaroi në konferencë për shtyp se ky është një lajm i madh për ta apasionuarit e garave tyë shpejtësisë në Francë.

“Humbja e Cmimit të Madh të Francës ka qenë një goditje e rëndë, por sot mund ta them me siguri të plotë që Cmimi i Madh i Francës kthehet në shtëpi. Jemi krenarë që njoftojmë këtë kthim të madh pas 10 vitesh mungesë. Gjatë viteve të fundin janë bërë investime të shumta për ta kthyer pistën “Paul Ricard”në standardet më të larta dhe në nivelet që e kërkon Formula 1. Nga 2002-shi janë investuar 80 milionë euro nga aksionarët. Bëhet fjalë për një strukturë të konsoliduar dhe të vlerësuar nga skuadrat dhe pilotët dhe që mund të hapë 500 vende të reja pune.”

Gara e parë e Cmimit të Madh të Francës do të zhvillohet në verë të 2018-ës, ndërsa marrëveshja me pronarët e Formlua 1 është 5-vjecare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat