Hamilton nuk kërkon një tjetër pretendent si Nico Rosberg

Formula 1

Hamilton nuk kërkon një tjetër pretendent si Nico Rosberg

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:26
Hamilton

Piloti britanik, Lewis Hamilton, nuk kërkon një tjetër pretendent si Nico Rosberg në skuadër, ndaj ka ngritur zërin dhe ka kërkuar një pilot të ri. Dhe i piketuari i Hamilton është Pascal Wehrlein, i ardhur nga akademia Mercedes, por që këtë vit piloti makinën Manor. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Marca”, që shton gjithashtu se Fernando Alonso nuk do të lërë McLaren, pasi ka ende një vit kontratë me makinën britanike (e ka konfirmuar edhe Falvio Briatore).Piloti britanik Lewis Hamilton“Marca” i referohet burimeve brenda skuadrës Mercedes, sipas së cilëve vendi i lënë bosh pas largimit të Nico Rosberg do t’i ofrohet një tjetër piloti gjerman, Pascal Wehrlein. “Vendi është i Pascal. Kjo ka qenë kërkesa e bërë nga vetë Leëis, që ka vënë veton në lidhje me shokun e ri të skuadrës. Ai nuk do që skuadra të marrë një pilot me përvojë dhe që ta vërë në vështirësi, por një pilot të ri dhe pa shumë përvojë në Formula 1”, ka thënë burimi për të përditshmen spanjolle. Wehrlein, 22 vjeç, e nisi vitin 2014 si pilot i tretë i Mercedes, por vetëm këtë sezon debutoi në Formula 1, me Manor, duke marrë vetëm një pikë në Botërorin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat