Djali i Schumacher do të pilotojë për Mercedesin?

Formula 1

Djali i Schumacher do të pilotojë për Mercedesin?

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 19:33
Djali i legjendës Michael Schumacher thuhet se do t’i bashkohet programit të të rinjve të Mercedesit.

Bota e Formula 1 ka marrë nja lajm të bujshëm. Djali i legjendës Michael Schumacher thuhet se do t’i bashkohet programit të të rinjve të Mercedesit.

Nëse ndodh kjo, 17-vjeçari Mick Schumacher mund të përfshihet shumë shpejt në garën e seniorëve, sidomos pas pensionimit shokues të kampionit Nico Rosberg.

Derisa Mercedesi po kërkon të bëjë hapin tjetër të madh, përfshirja e Mickut në nivelin e lartë të garës automobilistike duke pashmangshme. Dhe pastaj, koha do të tregojë se a do të mundet ai të ndjekë trashëgiminë e pashoqe të babait të tij.

Mick aktualisht është lider në kampionatin ‘MRF Challenge Formula 2000’ pas katër garash, ndërsa deri në fund të këtij kampionati janë edhe 12 gara.

Gazeta gjermane, Die Express, raporton se i riu shumë shpejt mund të prezantohet si njëri prej pilotëve juniorë të Mercedesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat