Mercedes vazhdon kërkimet për pasuesin e Nico Rosberg

Formula 1

Mercedes vazhdon kërkimet për pasuesin e Nico Rosberg

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 13:04
Walteri Bottas

Mercedes vazhdon kërkimet për pasuesin e Nico Rosberg. Tërheqja e kampionit të saposhpallur të Botës nga Formula 1 ka vendosur në një situatë të papërshtatshme skuadrën gjermane që duhet ti gjejë një shok skuadre, britanikut Lewis Hamilton. Shumë e vështirë rruga për të mbrritur te Fernando Alonso i cili është nën kontratë me McLaren Hondën. Wehrlein konsiderohet si jo ekspert për ti besuar një nga dy makinat që kanë dominuar në këtë sport gjatë 3 viteve të fundit ndërkohë që Carlos Sainz Jr edhe pse pëlqehet shumë nga Totto Wolf ka pak gjasa të largohet  nga Red Bulli skuadra me të cilën është në kontratë dhe që për mometin e ka kaluar spanjollin te Toro Rosso. Së fundmi është shfaqur,opsioni Valteri Bottas por të pakta janë shanset që finlandezi të largohet nga Williams. Asnjë skuadër e Formula 1 nuk dëshiron të privohet nga pilotët e saj më të mirë dhe në këtë kontekst Mercedes do ta ketë të vështirë të gjejë një zëvendësues të denjë për Nico Rosberg. Marrëdhëniet mes skuadrës angleze dhe asaj gjermane janë të mirë sepse është pikërisht Mercedes që furnizon me motorë, Williams-in. Mercedes e ka bërë një ofertë zyrtare për Bottas duke i vendosur në tavolinë, Williams-it motorë me cmim më të lirë dhe 10 milionë Euro për të lënë të lirë finlandezin por kjo ofertë është refuzuar nga skuadra angleze. Skuadrat janë ende në bisedime por gjithsesi mundësitë për të parë Valteri Bottas nën drejtimin e një makine Mercedes në sezonin e ardhshëm janë vërtetë të pakta. Mbetet për tu parë se kush do të jetë pasuesi i Nico Rosberg,  gjithçka do të vendoset në ditët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat