Kur gabon...

Formula 1

Kur gabon...

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 18:37
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton është i dëshpëruar që nuk e mbrojti titullin e kampionit në Formula 1, por këtë epitet e fitoi “kolegu” i tij, Nico Rosberg, që u pensionua ditë më parë. Ky sezon është kthyer në një leksion të mirë për pilotin britanik të Mercedesit, i cili më shumë se dy javë pasi ka përfunduar Botërori përpiqet të bëjë një përmbledhje të asaj që ndodhi. “Nuk më pëlqen të shoh pas. Megjithatë, besoj se gjatë këtij sezoni dhashë gjithçka ishte e mundur, garova me zemër, si asnjëherë më parë edhe pse para më shumë vështirësi se zakonisht”, ka thënë Hamilton. “Kur gabon ka gjithnjë diçka për të mësuar, ashtu si ndodhi këtë sezon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat