Marquez identifikon rivalin e tij për titullin kampion

Formula 1

Marquez identifikon rivalin e tij për titullin kampion

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 14:31
Marc Marquez

Kampioni në fuqi i Botës në Moto GP, Marc Marquez identifikon rivalin e tij për titullin kampion për sezonin e ardhshëm. Nuk është Jorge Lorenzo e as Valentino Rossi, por Maverick Viñales, talenti i ri i Yamahas. Gjatë një interviste me mediat spanjolle, Marquezit iu kërkua t’u vinte notë kundërshtarëve të tij, por përgjijgjjet e 23-vjecarit ishin befasuese . Jorge Lorenzo sipas tij, do të hasë vështirësi derisa të përshtatet me Dukatin ndaj meriton notën 7, ndërsa Valentino Rossi edhe pse do të jetë gjithmonë një rival për t’u vlerësuar merr notën 8. Notën me të lartë, 9, Marquez ia jep pikërisht 21-vjecarit Vignales.

Përfundimi është i thjeshtë për t’u nxjerrë. Numri 93  i Hondës, në luftën për titullin sezonin e ardhshëm sheh si rivalin e tij më të fortë bashkëkombasin e tij Vinales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat