Bottas tek Mercedes me një kusht

Formula 1

Bottas tek Mercedes me një kusht

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 16:12
Valtteri Bottas

Mercedes ka bërë të ditur se në fillim të vitit të ardhshëm do të zgjedhë pilotin qe do të zëvendësojë Nico Rosberg. Një prej emrave që është folur së fundmi është ai i finlandezit, Valtteri Bottas i Williams.

Drejtuesit e skuderisë britanike nuk dëshirojnë të privohen prej tij, por do ta lejojnë një kalim të mundshëm të tij nëse do të arrijnë të gjejnë zëvendësuesin e denjë të tij.

“Williams është një skuadër që ka ambicie dhe ne duhet të gjejmë zgjidhjet më të mira për të ecur përpara çfarëdo ndryshimi të bëhet, Skuadra jonë do të jetë në pozita të forta për të rivalizuar në vitin 2017.

Valtteri Bottas do të largohet vetëm nëse do të jemi në gjendje që të gjejmë në kohë një pilot me eksperiencë, të besueshëm si Felipe Massa”, tha Claire Williams në një intervistë për BBC.

BBC bëri të ditur gjatë fundjavës se Toto Wolff i ofroi Williams një ulje të çmimit të motorit me 10 milionë Euro në mënyrë që kjo skuadër të lejojë kalimin e finlandezit te Mercedes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat