Schumacher drejt falimentimit? Ja kostoja e mjekimit

Formula 1

Schumacher drejt falimentimit? Ja kostoja e mjekimit

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 19:00
Michael Schumacher

Orët e fundit po qarkullon gjithnjë e më shumë lajmi se familja e Michael Schumacher, pilotit 7 herë kampion i botës në Formula 1, është drejt falimentimit. Kjo, referuar faktit se kostoja e mjekimeve që po merr piloti më i suksesshëm i garave të automobilizimit është e lartë. Sipas revistës së famshme “Forbes”, kostoja e mjekimit për pilotin gjerman gjatë këtyre 3 viteve të aksidentit është rreth 30 milionë euro, një shifër e lartë që do të vinte në krizë shumë veta, por jo pilotin e famshëm gjerman. Po “Forbes” kujton ata që përhapin thashetheme të tilla se të ardhurat e Michael Schumacher gjatë karrierës së tij shkojnë nga 750 milionë deri në 1 miliardë euro.

Pra, 30 milionë eurot që mund të kenë kushtuar shpenzimet e deritanishme mjekësore janë “thërrime” për pilotin Michael Schumacher, për të cilin ruhet sekreti absolut rreth gjendjes së tij shëndetësore. Lajmi i falimentimit të tij duket se është një tjetër thashethem që kërkon të hedhë baltë mbi 7 herë kampionin e botës, ose një spekulim mediatik. Në disa raste, avokatët e pilotit gjerman kanë hedhur në gjyq media të ndryshme botërore për shpifje apo spekulime nga më të ndryshmet. Në disa raste është thënë se Michael Schumacher ka ndërruar jetë, apo ka nisur të ecë, kanë kanë qarkulluar foto të tij. të gjitha të pavërteta, ashtu siç është edhe falimentimi i tij…/telesport

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat