Foto aktuale e Schumacher në shitje për 1 milion €? Prokuroria nis hetimet

Formula 1

Foto aktuale e Schumacher në shitje për 1 milion €? Prokuroria nis hetimet

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 01:02
Schumacher

Aksidenti me pasoja të tmerrshme i Michael Schumacher po bën tre vjet që ka ndodhur (29 dhjetor). Schumi vazhdon fazën e riaftësimit në shtëpinë e tij në Gland të Zvicrës. Tani është bërë e ditur se ka një foto të ish-kampionit të F1, e shkrepur kohët e fundit dhe personi që e ka thuhet se e ka hedhur në shitje për 1 milionë euro, këtë raporton RTL-Portal vip.de. Prokuroria ka nisur hetimet pasi mendohet se foto, e cila thuhet të jetë në shitje, cënon privatësinë e Michael Schumacher.

Fotoja mendohet se tregon Schumacher në krevat dhe mesa duket është shkrepur nga shumë pranë të sëmurit. Menaxherja e ish-pilotit Sabine Kehm konfirmon për Motorsport-Magazin.com se ka bërë tashmë denoncimin. Michael Schumacher qëndroi për muaj të tërë në gjendje kome pas aksidentit fatkeq në malet e Meribel. “Shëndeti i Schumacher nuk është një temë publike, kështu që do të vazhdojmë të mos prononcohemi për këtë çështje. Duhet të mbrojmë sferën private të Schumacher,” është shprehur menaxherja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat