Massa ndryshon mendje, edhe një vit te Williams

Formula 1

Massa ndryshon mendje, edhe një vit te Williams

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 17:23
Massa

Felipe Massa bën prapaktheu. Piloti brazilian i cili zyrtarizoi lamtumirën nga Formula 1 në garën e fundit të sezonit, pritet të kthehet në drejtimin e njëvendëshes Williams. Vendimi ende nuk është zyrtarizuar, pasi kjo do të ndodhë pasi palët të firmosin kontratën, por me të gjitha gjasat Massa do të jetë protagonist në Formula 1 edhe gjatë sezonit të ardhshëm.

Në ditët e para të janarit, 35-vjecari do të nenshkruajë me Williamsin, menjëherë pasi të zyrtarizohet kalimi i Valteri Bottas te Mercedesi, ku do të zëvendësojë kampionin në fuqi të botës Nico Rosberg, që krejt papritur u tërhoq nga Formula 1.

Massa ka pranuar të qëndrojë edhe një vit të skuadra britanike, për ta ndihnmuar gjatë një viti ku do të ketë ndryshime të mëdha. Po ajo që është më e rëndësishme Massa duhet të jetë mbështetje për 18-vjecarin Lance Stroll, që do të debutojë sezonin e ardhshëm me Williamsin në Formula 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat