I mbyllet dera Alonsos!

Formula 1

I mbyllet dera Alonsos!

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 15:07
Wolff

As Fernando Alonso, dhe as ndonjë pilot tjetër i konsideruar i “planit të parë”. Toto Wolff, bosi i skuadrës Mercedes, konfirmon se skuadra gjermane nuk dëshiron të vërë një pilot të madh përkrah Hamilton. Emri i pilotit spanjoll ishte përmendur si më i kuotuari për të zënë vendin e Nico Rosberg pas largimit të kampionit të botës vështirësitë e tratativës me McLaren me të cilën Alonso ka një kontratë dhe frika se mos 10 vjet më pas përsëritet një rivalitet si ai që përjetuan Alonso dhe Hamilton në 2007, ka hedhur poshtë këtë hipotezë.

“Nuk e imagjinoj skenarin Hamilton – Alonso, dua ta evitoj, deklaroi në një intervistë Toto Wolff.  Për sa i përket emrit të mundshëm të zëvendëuesit të Rosberg Wolff nuk e fshehu se dyshja Hamilton – Pascal Wehrlein do të ishte eksplozive. Një deklaratë që gjithsesi duket se është bërë për të hequr vëmendjen nga zgjedhja e vërtetë që ka bërë Mercedes, ajo e Valteri Bottas, pilotë që është nën menaxhuimin e vetë Wolff dhe që është lënë i lirë nga Williams që rithërriti në timon Felipe Massën për një tjetër sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat