Zyrtare: Djali i Schumacher do të garojë në Formula 3

Formula 1

Zyrtare: Djali i Schumacher do të garojë në Formula 3

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 20:43
Michael Schumacher dhe djali i tij

Djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher, do të garojë vitin tjetër në Botërorin e Formula 3

Pasi mbylli këtë sezon në vendin e dytë të kampionatit të Formula 4 në Gjermani dhe Itali, 17-vjeçari Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher, do të garojë vitin tjetër në Botërorin e Formula 3.

Ai do të vazhdojë të jetë një pilot i makinës italiane “Team Prema”, me të cilën konkurroi edhe këtë sezon. Kjo skuadër ka disa talente të automobilizmit nën kontratë, një ekip që operon ngushtë edhe me Ferrarin.

Mick ka kryer që tani disa teste me makinën e re që do të përdorë në Botërorin e Formula 3, duke fituar “Indian Run MRF Challenge”, që u zhvillua javën e kaluar në Dubai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat