Bottas: Ky është një rast i artë për mua

Formula 1

Bottas: Ky është një rast i artë për mua

Më: 16 janar 2017 Në ora: 19:47
Valtteri Bottas

"Nuk ka më asnjë sekret, këtë vit do të pilotoj një “shigjetë të argjendtë”. Një ëndërr që bëhet realitet. Jam krenar që jam pjesë e skuadrës Mercedes”, kanë qenë fjalët e para të pilotit finlandez Valtteri Bottas, që do të jetë piloti i dytë i makinës kampione të Formula 1. Bottas do të zëvendësojë Nico Rosberg, që u largua pasi u shpall kampion bote dhe do të jetë shoku i ri i skuadrës së britanikut Lewis Hamilton. “Ky është një rast i artë për mua, që do ta shfrytëzoj deri në fund, për të treguar se sa vlej”, ka thënë Bottas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat